Anijet luftarake të NATO-s mbërritën të hënën në portin jugperëndimor finlandez të Turkut për t'u trajnuar me forcat detare të vendit baltik. Ndërsa Perëndimi vijon të jetë në alarm nga agresioni rus, tre anije luftarake të aleancës arritën në Finlandë për stërvitje.
Dislokimi vjen pasi Helsinki shprehu në maj gatishmërinë e tij për të aplikuar për anëtarësim në NATO.
Stërvitja dy-ditore, e caktuar për të nisur më 28 prill, dhe do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s në vitin 2022.
Finlanda, së bashku me Suedinë fqinje, ka qenë aleate e ngushtë me NATO-n, por nuk i është bashkuar zyrtarisht aleancës me 30 anëtarë. Por pasi Moska nisi ofensivën e saj ushtarake kundër Ukrainës, dy vendet u alarmuan.
Aktualisht, liderët e të dy vendeve kanë zhvilluar disa diskutime me anëtarët e NATO-s. Kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër nga Federata Ruse e cila ka kërkuar garanci sigurie nga të dy vendet.



