Këshilli Danez për Refugjatët raportoi një sulm të armatosur në ambientet e tij në jug Irakut këtë të shtunë, duke thënë në një deklaratë se stafi nuk ka pësuar lëndime fizike. “Sulmi, i cili kishte në shënjestër objektet pranë metropolit jugor të Basrës, ndodhi në orët e para të së shtunës”, tha në deklaratën për shtyp drejtori ekzekutiv për Lindjen e Mesme, Lilu Thapa. OJQ-ja ka raportuar për dëme materiale, duke theksuar se janë djegur disa struktura. Ky njoftim vjen pas raportimeve të gazetarëve për përdhosje të Kuranit në Danimarkë.



