Minimumi jetik, Marka: Mungon përgjegjësia nga qeveria, bonusi i fundvitit për ti mbyllur gojën pensionistëve (VIDEO)

Minimumi jetik, Marka: Mungon përgjegjësia nga qeveria, bonusi i fundvitit për ti mbyllur gojën pensionistëve (VIDEO)

Parlamenti është mbledhur sot për të diskutuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ndërkohë që për të disatin vit radhazi rrëzohen propozimet e opozitës për minimumin jetik.

Lidhur me këtë Jani Marka, aktivist i Lëvizjes Bashkë në MCN Informacion u shpreh se nuk kanë përcaktuar asnjë vlerë në projektligj, por e kanë lënë në dorë të institucioneve edhe pse qeveria nuk ka asnjë transparencë për metodologjinë dhe mungon përgjegjësia.

Ai tha se një qeverisje e ndershme i gjenë mundësitë për të përmirësuar jetesën, teksa theksoi se bonusi në fund të vitit po bëhet vetëm për t’ju mbyllur gojën pensionistëve.

Sipas tij Rama ka pasur mundësi prej kohësh për të përmirësuar minimumin jetik por thjeshtë nuk ka bërë asnjë përpjekje.

Kemi studiuar hollësisht minimumin jetik që para rreth 3-4 viteve na ka mbështetur komiteti shqiptar Helsinkit. Ne nuk kemi propozuar një shifër konkrete, por e kemi lënë në dorë të institucioneve dhe në projektligjin tonë ne themi se instat mund të vendosë një përllogaritje të minimumit jetik. Ne sot vlerësojmë se ajo mund të jetë dhe rreth 230 mijë lekët ë vjetra.

Në këto nivele jemi, po ta lidhim me pensionet ai minimali është poshtë minimumit jetik, më dramatike është situata e atyre që marrin ndihmë sociale, prandaj qeveria duhet ta miratojë minimumin jetik.

Sipas metodologjisë bashkëkohore një familje prej 4 anëtarësh nuk është se do marrin 800 euro, por diku te 420 euro sepse llogariten në bazë të konficentëve të ndryshëm nga kryefamiljari deri tek fëmijët.

Nuk ka transparencë për metodologjinë kjo është dhe arsyeja pse nuk e miratojnë. Pensioni social duhet të fillojë nga niveli i minimumit jetik. Kemi të bëjmë me një qeverisje të korruptuar, bëhen tendera dhe prokurime dhe është e lehtë të vidhen 20-30%, nëse thua që filani meriton pensionin 250 mijë lekë apo 300 mijë lekë ti s’ke çfarë të vjedhësh nga ai pension.

Ne kemi një ekonomi jashtëzakonisht informale, madje kemi shumë pensionistë që janë të detyruar të punojnë apo ti shtrijnë dorën për ndihmë fëmijëve të tyre. Tani që kursi i euros ka rënë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për tu përballuar jetesa, madje bonusi për fundvitit nga ana e Ramës po bëhet vetëm për tu mbyllur pensionistëve gojën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy