
“Basha nuk kishte ansjë rrugëzgjidhje tjetër përveçse të merrte një vendim të tillë, edhe pse ishte një vendim antidemokratik dhe personal, por edhe poshtërues për ish-kryeministrin Berisha”.
Kështu është shprehur kryeredaktori i lajmeve në MCN TV në studio teksa theksoi se ky ishte një vendim të cilin nuk e mori vetë Basha, por ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Ai ishte momenti i duhur. Basha nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër dhe vetëm të merrte një vendim. Kjo do të thotë se e gjitha ishte një rezyme e gjithë asaj që përfaqëson Basha në politikë. Ishte një vendim antidemokratik, një vendim person, një lëvizje e diktuar. Vetë Basha e tha që këtë vendim nuk e mori vetë ai, por Yuri Kim. Ishte po ashtu vendim poshtërues për Berishën, sepse në fund të fundit reflekton një vendim personal. Ai nuk e ka hapur kurrë një debat të tillë në PD qëkur e mori atë, ndonëse mori shumë kohë në dispozicion heshti dhe erdhi në përfundimin se PD duhet të vazhdojë rrugën në interes të bashkëpunimit me aleatët. Ne nuk e dimë se çfarë ka marrë Basha në shkëmbin në tavolinë nga ambasadorja amerikane, nuk e dimë sepse Basha nuk ka dhënë asnjë shpjegim se çfarë ka marrë në shkëmbim. Le ta thotë, por në fund të fundit reflekton një marrëdhënie të gjatë mes të dyve dhe vimë në atë që Berisha shpërthen dhe flet për skenarë të Sorosit dhe në këtë kuptim vendimi ishte antidemokrat dhe Berisha duhet të bëjë luftën e vet brenda PD.
I pyetur nëse mund të ketë aq mbështetje Berisha sa t’i marrë partinë Lulzim Bashës, Mitro deklaroi se kjo është një pikëpyetje e madhe se çfarë lëvizje do të ndërmarrë Berisha në PD, ku sipas tij nuk u vu re një mbështetje aq shumë e madhe në krah të tij.
Kjo është një pikëpyetje e madhe se çfarë lëvizje do të ndërmarrë Berisha në PD. Ky pozicion që merr Berisha nuk e di sa do e ndihmoj Bashën të konjitoj atë që duhet për të qenë një lider i vërtetë dhe jo një Benjamin i Berishës. Nëse Basha ka menduar se kjo do e ricilkolj atë në politikë kjo do i shërbej vetëm atij në politikë, Bashën e kemi parë të këndoj himnin para selisë së PD, të bëj premtime dhe më pas gjithçka ka thënë Basha, PD jo vetëm se ktheu në parti demokratike por mund të bëhet shtojcë e maxhorancës ose mund të vazhdojë të jetë një forcë e dytë me përqindje të ulët.



