
Një 22-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës.
Trupi i pajetë i Ledi Cypit u gjet në makinën e tij. Ai është sjellë në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Pritet që kjo e fundit t’u vijë në ndihmë hetimeve që policia ka nisur për zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se i riu ishte kthyer nga Italia dy ditë më parë.



