Divorci model i Jeff Bezos, pa mëri dhe beteja ligjore

Divorci model i Jeff Bezos, pa mëri dhe beteja ligjore

Ata që ndahen nga gruaja, mendohen mirë para se ta ndërmarrin këtë hap, kur sjellin në mend pasojat financiare. Por ndryshon puna me njeriun më të pasur të botës. Jeff Bezos vijon të mbetet aksioneri më i madh i kompanisë Amazon, edhe pas divorcit.

Themeluesi i gjigantit të shitjeve online mban ende 75% të aksioneve të kompanisë “Amazon”, si edhe kontrollin e Washington Post dhe Blue Origin. Ndërkohë, MacKenzie Bezos mban 25% të aksioneve në total, 4% të tyre nga Amazon. Praktikisht një pasuri prej 36 miliardë dollarë, e cila e bën divorcin e tyre më të shtrenjtin në histori dhe atë një nga gratë më të pasura të botës.

Sipas një përllogaritjeje që ka bërë Bloomberg, MacKenzie pozicionohet e katërta në listën e grave më të pasura. Ndërsa Forbes e rendit të tretën pas trashëgimtares së L'Oreal, Francoise Bettencourt Meyers, dhe Alice Walton, vajza e themeluesit të rrjetit të supermarketeve Walmart.

Megjithatë, Jeff Bezos mbetet sërish njeriu më i pasur në botë, me kuotat e tij në Amazon - 12% krahasuar me 16% të para divorcit –në një vlerë prej 107 miliardë dollarë, të cilës i shtohen edhe 4 miliardë dollarë të vlerës së Washington Post dhe Blue Origin.

Detajet e divorcit dolën fillimisht nga një postim i MacKenzie-t në Tuiter. “Jam e kënaqur me përmbylljen e procesit të shkurorëzimit tim me Jeff. Jam e kënaqur me dhënien e të gjitha interesave të mia në Washington Post dhe në Blue Origin, 75% e aksioneve tona në Amazon dhe kontrollin e votës për aksionet e mia”, ka shkruar ajo.

Edhe vetë Bezos e “shënoi” këtë moment me një postim në Tuiter. “Ajo ka qenë një partnere, aleate dhe mama e jashtëzakonshme. Është brilante dhe do të ketë gjithmonë për mua gjëra që mund të mësoj prej saj”, shkroi ai.

Divorci do të finalizohet brenda 90 ditëve të ardhshme dhe në përfundim të tij, MacKenzie do të bëhet aksioneri i tretë më i madh i Amazon.

Divorci i njeriut më të pasur në botë ka të gjitha karakteristikat e një ndarjeje të dy njerëzve që nuk duan t’i bëjnë keq njëri-tjetrit.

MacKenzie kishte të gjithë të drejtën për të kërkuar gjysmën e pasurisë së përbashkët, ose 80 miliardë dollarë, por nuk e bëri një kërkesë të tillë. Ajo nuk zgjodhi të dobësonte pozicionin e ish-burrit, dhe madje nuk nguli këmbë në një betejë ligjore që mund ta shpërqendronte atë nga puna e administratorit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy