Pedagogu i Komunikimit Erlis Çela e konsideroi një proces të degraduar dhe një shfaqje të shëmtuar atë që po bëhet për zgjedhjen e Presidentit të ri në Shqipëri. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv Çela tha se handikapi kryesor është që kriteret e opozitës për zgjedhjen e kreut të shtetit nuk janë të dakordësuara me qeverinë.
Procesi për zgjedhjen e Presidentit ka nisur keq dhe po vazhdon keq. Ka dy handikape, e para që mazhoranca nuk është e interesuar për konsensus real. Rama nuk do një Ilir Metë të dytë. Dy handikapet po e degaradojnë procesin dhe po i japin shqiptarëve një shfaqje të shëmtuar. Të gjitha proceset për zgjedhjen e Presidentit minimalisht kanë diskutuar një formulë për kandidatit, dhe më pas kanë shkuar te emrat. Nuk duhen përjashtuar politikanët aktivë, por mund të vendosen kufij, që të mos jetë pjesë e një grupi parlamentar. Kriteri që të mos ketë qenë komunist, është normal. Por handikapi kryesor është që ato kritere nuk kanë qenë të dakordësuara. Po të shihnit diskursin e Ballës ai thoshte që ai mblidhni dot 20 firma, një lloj ironie. Besoj që qëndrimet e Mediut, Dukës dhe Dodës, kanë qenë korrekte. Nuk e di çfarë e ka penguar Alibeajn për të bërë disa konsulta të paktën brenda opozitës. Njëri i bie fyellit në vrimën që do ai, dhe tjetri në vrimë tjetër. Nuk është mazhoranca pengesë për marrëveshje mes veti. Është një thikë me dy presa. Alibeaj dhe mbështetësit e tij ndoshta e kanë parë këtë proces si të vetmin ku mund të faktorizohen. Nga kjo pikëpamje u duhet të jenë pjesë e procesit. Është vënë në pozicion të vështirë, sepse z.Alibeaj nuk ka mundur ta bëjë bashkë grupin parlamentar”.
Sa i takon zgjedhjeve për kryetarin e PD-së, Çela tha se nuk kemi një garë reale dhe të barabartë mes Berishës dhe Elezit.
Fushata në PD është disi e vakët, që ka humbur atë entuziazmin e foltores. Këto zgjedhje do kishin më shumë kuptim nëse do kishte garë reale, por nuk janë garë reale. Nuk ka garë të barabartë. Pavarësisht respektit për z.Elezi, që është një demokrat i devotshëm, ka ide të qarta, por nuk është garë reale. Akuzat e z.Elezi janë të rëndësishme, por nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Është i paracaktuar rezultati sepse Berisha është aty, Komisioni i Rithemelimit po bën garën dhe kushdo që do hynte do humbte. Ndoshta edhe z. Berisha do donte një garë më të fortë, më reale, brenda partisë”.



