Lufta në Ukrainë, mbërrijnë në Bjellorusi trenat e parë të ushtarëve rusë 

Lufta në Ukrainë, mbërrijnë në Bjellorusi trenat e parë të ushtarëve rusë 

Ushtarët e parë rusë të grupimit të ri ushtarak midis Moskës dhe Minskut kanë mbërritur në Bjellorusi.

Kështu bënë me dije këtë të shtunë autoritetet bjelloruse, pas njoftimit për krijimin e kësaj force që supozohet të mbrojë kufijtë e vendit kundër një kërcënimi të pretenduar ukrainas.

Trenat e parë të ushtarëve rusë që përbëjnë grupimin ushtarak rajonal kanë mbërritur në Bjellorusi",  tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në një deklaratë, pa specifikuar numrin e ushtarëve rusë të vendosur në këtë kuadër. 
Ministria publikoi imazhe të trenave dhe kamionëve ushtarakë, si dhe ushtarëve rusë që priten nga gra me veshje folklorike duke mbajtur bukë dhe kripë, një traditë e mikpritjes sllave.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko akuzoi të hënën Poloninë, Lituaninë dhe Ukrainën për përgatitjen e sulmeve  erroriste dhe një kryengritjeje në Bjellorusi dhe njoftoi vendosjen e këtij grupimi ushtarak rajonal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy