Berisha kujton Azem Hajdarin: PD është sot në gjendjen më kritike

Berisha kujton Azem Hajdarin: PD është sot në gjendjen më kritike

Ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi pasditen për homazhe në Memorialin e Azem Hajdarit, në 23-vjetorin e vrasjes. I pranishëm në ceremoninë e organizuar nga shoqata ‘Dhjetor ’90’, ai tha se Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj dhe po ashtu edhe Partia Demokratike. Ai e cilësoi poshtērim të vlerave të PD vendimin për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

 

"Azem Hajdari ishte simbol i kurajos dhe guximit të jashtëzakonshëm njerëzor. Do frymëzojë të rinjtë shqiptarë në çdo kohë, për të qëndruar në mbrojtje të lirisë dhe vlera të saj. Askush në histori si individ nuk ka bërë për lirinë e shqiptarëve aq sa ka bërë Azem Hajdari me guximin e tij dhe studentët liberatorë të Dhjetorit ’90.

Por nderimi sot i figurës së Azem Hajdarit merr dhe një domethënie më të madhe se asnjëherë. Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj, në fakt po kështu edhe Partia Demokratike. Ndaj dhe është në nderin, detyrën e demokratëve, demokrateve kudo që janë të ngrihen, të ngrejnë kokën lart. Trashëgimia e tyre e shkëlqyer do të ju japë nder dhe frymëzim demokratëve në çdo kohë.

Natyrisht një poshtërim i pandëgjuar dhe paparë ndonjëherë në historinë e partisë së lirive, të drejtave ligjore dhe interesit kombëtar siç është PD, ka ndodhur dhe jam i sigurtë se anëtarët, mbështetësit drejtuesit e të gjitha niveleve të PD, do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin anti-statutor, antiligjor, antidemokratik të atij që sot është në krye të PD, por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, atë të vetin personal,” tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy