Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka premtuar aksion konkret politik për të mbajtur familjet e bashkuara në mesin e një vale reagimi të ashpër në SHBA dhe jashtë saj, për ndarjen e emigrantëve pa dokumente nga të rriturit.
"Unë do të nënshkruaj diçka, do ta bëj në një kohë të shkurtër"u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare thuhet se ka hartuar një urdhër ekzekutiv për të ndaluar politikën, megjithëse formulimi dhe qëllimi i tij është i paqartë.
Trump më parë i bëri thirrje ligjvënësve të kalojnë një projekt-ligj që i jep fund ndarjes së familjes. Presidenti republikan gjithashtu kërkon që ligjet e emigracionit të ashpërsohen nën ndonjë legjislacion të tillë.
Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë do të nënshkruante Trump, i cili më parë i fajësonte demokratët për ndarjet e familjeve. Një raport i mëparshëm i Fox News Channel tha se administrata Trump po konsideronte një urdhër ekzekutiv që do t'u lejonte familjeve emigrante që kalojnë kufirin ilegalisht për të qëndruar së bashku më gjatë se sa lejohet aktualisht.
Trump, duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, tha se ai shpresonte se masat e tij do të përputheshin me legjislacionin në Kongresin e SHBA. Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë të enjten në dy ligje për të ndalur praktikën e ndarjes së familjeve dhe për të trajtuar çështje të tjera të emigracionit, raporton Reuters. Por republikanët thanë se ishin të pasigurtë nëse ndonjë masë do të kishte mbështetje të mjaftueshme për t'u miratuar.
Kreu i kongresit republikan, Paul Ryan, tha se Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë të enjten një projektligj mbi emigracionin që parashikon zgjidhje për të mos ndarë familjet e imigrantëve të paligjshëm.
"Ne nuk duam që fëmijët të largohen nga prindërit e tyre," tha ai në një konferencë shtypi në Capitol Hill.
Reagim ndërkombëtar ka pasur për këtë vendim të Trump. Kryeministrat e Britanisë dhe Kanadasë, Theresa May dhe Justin Trudeau, e quajtën atë një gjë të gabuar.
Papa Françesku tha se mbështeti peshkopët katolikë amerikanë që e quanin këtë nismë imorale.
Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila në të kaluarën ka vlerësuar politikën e Trump për uljen e emigracionit, i tha TV francez se ajo nuk ishte dakord me ndarjen e fëmijëve nga prindërit.
Të martën, ministri i Jashtëm meksikan, Luis Videgaray Caso, tha se praktika ishte "mizore dhe çnjerëzore", raporton BBC.
Dhjetra fëmijë që flinin në kampet e rrethuara me tela dhe zërat e fëmijëve që qajnë u shfaqën ditët e fundit në media, duke shkaktuar kritika të shumta për politikat e presidentit amerikan.



