
Një 37-vjeçar është arrestuar për vjedhje në kryeqytet, ndërsa autoritetet kanë mundur të zbardhin një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, po nga ky person.
Ervin Tavanxhi banues në Tiranë dhe i dënuar më parë për vepren penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja”, sipas policisë vidhte pasqyra, navigator, bateri dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme.
Ai u arrestua të shtunën, pasi u kap duke vjedhur me thyerje navigatorin e një "Benz"-i në përdorim të një 30-vjeçareje, në rrugën “Myslym Shyri”, me kryqëzimin e rrugës “Vangjush Furxhi”.
Vjedhjet e tjera të kryer nga Ervin Tavanxhi
Më datë 12.12.2017, në rrugën e "Bogdaneve" dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e një automjeti Benz.
Më datë 24.10.2017, në rrugën e "Vangjush Furxhi", dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip Benz.
Me datë 23.08.2017, në rrugën "Myslym Shyri", dyshohet se ka vjedhur aksesorë dhe navigatorin e mjetit tip Benz.
Me datë 23.08.2017, në rrugën "Myslym Shyri", dyshohet se ka vjedhur aksesorët dhe navigatorin e mjetit tip Golf.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shterasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet:
Një kaçavidë, 1 grup me 7 çelsa, 1 patentë, kartëmonedha, e sende të tjera.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për disa vjedhje të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "vjedhjes së kryer më shumë se një herë", parashikuar nga neni 134 / 3 i Kodit Penal



