Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2018 pas një seance maratonë që nisi dje paradite në orën 10:00.
Projektbuxheti ka marrë miratimin e Parlamentit në votimin që u krye rreth orës 02:00 pas mesnate, me 75 vota pro të mazhorancës dhe 47 vota kundër të opozitës dhe 17 deputetë abstenuan.
Votimi i projektbuxhetit u prapri nga debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës në sallë dhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Ndërsa maxhoranca e cilëson si buxhetin më të madh që do t’i sigurojë vendit rritje ekonomike, PD-ja është shprehur kundër miratimit të tij duke e cilësuar si një përpjekje për të pastruar paratë e drogës.



