
Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me masën e arrestit në shtëpi për Sali Berishën dhe daljet e këtij të fundit përmes dritares së apartamentit të tij.
Ai tha se doktori zgjodhi vetë të vetëmbyllej duke mos iu bindur urdhrit të gjykatës për detyrim paraqitje. Sipas tij, Berishës nuk i lejohet komunikimi sepse ai kërkon të shantazhojë drejtësinë pasi është duke u mbrojtur politikisht ndaj hetimit të tij.
Mendoj se doktori u vetëmbyll lart se masa e SPAK ishte detyrim paraqitje por duke menduar se është i paprekshëm se koha ka ndryshuar duke qenë se nuk iu bind urdhrit të gjykatës ligji thotë se pas kësaj vjen një masë tjetër dhe ishte kjo mbyllje në shtëpi.
Nëse këtu ka një sulm për diktaturë këtë e ka bërë vetë doktori që nuk ju bind urdhrit për detyrim paraqitje. Kështu që arsyeja që po më sulmon Edi Rama kjo nuk qëndron, madje Rama ka interes ta mbajë aty Berishën se kërkon një opozitë e tillë.
Sot nuk kemi opozitë tjetër përveç doktorit se ai e pengon të ketë opozitë, ai kërkon të ketë monopol. Duke qenë se ai kërkon të shantazhojë drejtësinë ata i pengojnë komunikimin. Berisha po mbrohet politikisht ndaj hetimit të tij. Organet e drejtësi janë duke sulmuar më shumë Ramën se sa Berishën, kanë futur në burg njerëzit më të afërt të Ramës.



