"Shtëpi bari" në Dimal, arrestohen 5 persona, mes tyre dhe dy punonjës të OSHEE

"Shtëpi bari" në Dimal, arrestohen 5 persona, mes tyre dhe dy punonjës të OSHEE

Policia e Beratit ka arrestuar 5 persona, me të cilëve dy vëllezër të cilët dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në Dimal. Në prangat e policisë kanë rënë Igli e Frederi Borova si dhe Bejdo Rrapo (pronari i shtëpisë ku kultivoheshin bimët). Në fshatin Pobrat, Dimal, në banesën Bejdo Rapos u zbulua 1 ambient që furnizohesh me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishte përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 85 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 315 fidanë bime narkotike, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike.Po ashtu në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi dhe i dy punonjësve të OSHEE-së, shtetasit R.M., 55 vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së dhe E.B., 32 vjeç, me detyrë faturist elektrik, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi: Policia e Beratit ka dhënë sot informacion zyrtar për operacionin e zhvilluar dje në Dimal, ku u zbulua një shtëpi bari.

Vihen në pranga pronari i banesës ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe 2 vëllezër, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Njëri prej vëllezërve i shpallur në kërkim dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, vendosur nga Gjykata e Lushnjës, pasi në vitin 2021, është shpallur në kërkim nga DVP Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në një ambient të mbyllur në zonën e Lushnjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, si rezultat i kontrolleve intensive që kanë si prioritet evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, me anë të llambave, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Pobrati”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Pobrat, Dimal, në banesën e shtetasit Bejdo Rapo, u zbulua 1 ambient që furnizohesh me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishte përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë kontrolleve në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 85 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 315 fidanë bime narkotike, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike.

Si rezultat i veprimeve operacionale në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit Bejdo Rapo, 21 vjeç (pronari i banesës), Igli Borova, 29 vjeç, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Berat, pasi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lushnjës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe vëllai i tij Frederik Borova, 25 vjeç, të dy banues në Fier.

Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi dhe i dy punonjësve të OSHEE-së, shtetasit R.M., 55 vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së dhe E.B., 32 vjeç, me detyrë faturist elektrik, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy