Trump: Para të paligjshme nga Kamala Harris te Beyonce

Trump: Para të paligjshme nga Kamala Harris te Beyonce

Donald Trump po sulmon demokratët për miliona dollarët që u janë paguar Beyonce dhe Oprah Winfrey gjatë fushatës së tyre zgjedhore. Presidenti amerikan, nis sulme nga profili i tij në rrjetin social Truth.

“Po e marr në konsideratë shumën masive të parave që demokratët i detyrohen pas zgjedhjeve presidenciale dhe pranimin e tyre se i kanë paguar, ndoshta në mënyrë të paligjshme, 11 milionë dollarë këngëtares Beyonce për një mbështetje (ajo nuk këndoi kurrë, as edhe një notë, dhe u largua nga skena mes një publiku të zemëruar dhe të fishkëllyer”, shkroi Trump. 

Sipas Presidentit, demokratët në fushatën e Kamala Harris i paguan 3 milionë dollarë në shpenzime Oprah-s, 600.000 dollarë prezantuesit televiziv “me vlerësim të ulët Al Sharpton (një peshë e lehtë!),” dhe të tjerëve për të mos bërë asgjë. 

Këto shuma qesharake u raportuan gabimisht në libra dhe regjistra. Pagesa për një mbështetje nuk lejohet. Është absolutisht e paligjshme. 

A mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse politikanët do të fillonin të paguanin për mbështetje? Do të shpërthente ferri! Kamala dhe të gjithë ata që morën para për mbështetje, shkelën ligjin dhe duhet të ndiqen penalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy