Protesta të dhunshme në Athinë kundër “Prespës” (VIDEO)

Protesta të dhunshme në Athinë kundër “Prespës” (VIDEO)

Ashtu sikundër ishte njoftuar, Athina është përfshirë nga protesta të dhunshme, kundër marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë, e cila pritet të ratifikohet nga parlamenti grek. Që në nisje të saj, protesta nuk ka qenë aspak e qetë.

Me pankarta në duar ku shkruhej, “Maqedonia është Greqi”, protestuesit marshuan në rrugët e Athinës për t’u grumbulluar më pas para e Parlamentit, aty ku brenda pak minutash, protesta u kthye në akte dhune mes pjesëmarrësve dhe policisë.

Protestuesit hidhni mjete të forta duke goditur policinë, ndërsa kjo e fundit i përgjigjej herë pas here më gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.

Dhjetra persona janë plagosur, mes të cilëve të paktën 20 policë. Ndërkohë që dhjetwra të tjerë janë arrestuar, mes të cilëve raportohet edhe për ekstremistë të Agimit të Artë.

Sipas autoriteteve, pjesëmarrja në protesta ka qenë e madhe, pasi mendohet se në shesh ishin rreth 100 mijë qytetarët, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës, duke akuzuar qeverinë për tradhti ndaj vendit të tyre.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy