Sulmi ndaj TCH, Abilekaj: Është kaluar vija e kuqe që s’ishte shkelur kurrë! Gazetarët ndihen të ekspozuar

Sulmi ndaj TCH, Abilekaj: Është kaluar vija e kuqe që s’ishte shkelur kurrë! Gazetarët ndihen të ekspozuar

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se me sulmin ndaj TCH është kaluar vija e kuqe e të gjitha kohërave në sjelljen ndaj medias.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Abilekaj tha se shkelja e kësaj vije është alarm i madh për të drejtën e informimit duke shtuar se gazetarët ndihen të ekspozuar ndaj çdo faktori kriminal.

Ajo që kam konstatuar unë sa kam folur me kolegë në TCH është frika dhe paniku që kanë ata. Kjo e bën këtë ngjarje të rëndë. Po flasim për një televizion kombëtar, një nga mediat më të rëndësishme, që goditet me armë, që kalon vijën e kuqe të gjithë kohërave në sjelljen ndaj medias. Nëse ka pasur sulme të qeverisë apo medias të deklaruara dhe të hapura, këto dihen. Ka qenë një luftë në llogore që ka kaluar normat, ’97 është rasti kryesor. Ajo që ndodhi në 3 mars ishte rast i jashtëzakonshëm, luftë e hapur mes presidentit dhe medias.

Kjo vijë e kuqe nuk është kaluar kurrë, ka qenë tabu sjellja ndaj medias. Media nuk është prekur me dorë, ky kufi nuk është prekur kurrë. Shkelja është alarm i madh për të drejtën e informimit, gazetarët ndihen të ekspozuar ndaj çdo faktori kriminal.  Ka dhe faktorë të lirë që tani ndihen të ekspozuar. Nëse ka një qeveri që do të garantojë një vend normal me media normale, gjetja e autorëve është prioriteti i vetëm .

Kemi pasur raste kur gazetarët janë goditur në krye të detyrës dhe s‘është marrë asnjë masë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy