Dy stërvitje ushtarake, të NATO-s dhe të Rusisë, po zhvillohen në të njëjtën kohë në dy shtete të Ballkanit, në Malin e Zi dhe në Serbi. Analistët thonë se rajoni gjendet nën tensionin e ndërhyrjes ruse, e cila solli edhe tentativën për grusht shteti në Malin e Zi. Në këto përpjekje futen edhe zbulimet e fundit të rrjeteve të spiunazhit në Serbi.



