Orët e fundit të mbretëreshës Elizabeth, dy familjarët që kishte pranë kur mbylli sytë

Orët e fundit të mbretëreshës Elizabeth, dy familjarët që kishte pranë kur mbylli sytë

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë u nda nga jeta në orën 15:47 të së enjtes, në shtratin e dhomës së saj në kështjellën Balmoral.

Gjithçka thuhet se ndodhi shumë i shpejtë, sipas asaj që komunikohet nga familja mbretërore pa dhënë shumë detaje.

Pranë shtratit të madhërisë së saj ishin vetëm dy nga katër fëmijët, mbreti i ardhshëm Charles dhe vajza Anna. Vetëm ata arritën në kohë dhe në momentin që sovrania mbylli sytë ishin në krah të nënës së tyre.

Në minutat e fundit, edhe bashkëshortja e Charles, Camilla arriti për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Asnjë nga anëtarët e tjerë të ngushtë të familjes, djemtë Andrea dhe Edoardo dhe nipërit William dhe Harry, nuk mbërritën në kohë.

Tabloidët britanikë kanë zbuluar të gjitha minutat e ditës plot tension, por pa shtuar asgjë për shkaqet e vdekjes.

Kryeministrja Liz Truss, siç e parashikon ceremonia, ishte njoftuar për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth në orën 16:30. Në orën 15:47, sipas mediave britanike, mbretëresha Elizabeth dha frymën e fundit, duke ia dorëzuar mbretërinë djalit të saj, mbretit Charles III.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy