Azilkërkues? 3300 qytetarë janë ndalur në kufi (VIDEO)

Azilkërkues? 3300 qytetarë janë ndalur në kufi (VIDEO)

Në drejtim të kontrollit të shtetasve shqiptar që kalojnë kufirin shtetëror - plotësimin e kushteve për udhëtim drejt vendeve të zonës Schengen, për periudhën 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë prapësuar nga Policia Kufitare 3307 shtetas, nga të cilët, 246 minorenë.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit, e cila ka vënë në zbatim një plan të fortë masash në kufi, për të parandaluar azilkërkimin. Po, sipas policisë, masat synojnë edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat e qëndrimet përtej afateve dhe azilkërkimin e pabazë. Në shifra më konkrete, nga Policia Kufitare për periudhën 01 Janar-28 Shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer.

Gjatë dy muajve të parë, janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetëror. Policia thekson se 311  shtetas janë ndaluar, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërkohë, bëhet e ditur se plani i masave do të vijojë edhe në muajt në vijim si për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit, ashtu edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy