Taksimi për mospunimin e tokës, Sharka: Masë e gabuar! Rama të mos e "privilegjojë" bujqësinë, por ta formalizojë (VIDEO)

Taksimi për mospunimin e tokës, Sharka: Masë e gabuar! Rama të mos e "privilegjojë" bujqësinë, por ta formalizojë (VIDEO)

Eduard Sharka, njohës i çështjeve të Bujqësisë deklaroi se deklarata e kryeministrit Rama se Shqipëria i ka kaluar 500 milionë euro eksporte në bujqësi është e pavërtetë pasi sipas shifrave të INSTAT vendi ynë nuk i kalon as 100 milionë euro.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN TV, Sharka tha se fermerët shqiptarë taksohen shumë pasi i paguajnë imputet me çmime shumë të larta dhe naftën e blejnë me çmimin e tregut.

Më tej, Sharka theksoi se kryeministri s’ka pse e “privilegjon” bujqësisë, por ta formalizojë gjithë ekonominë pasi kjo gjë po e shkatërron këtë sektor.                                                   

Sipas meje dhe shifrave që pasqyron INSTAT ne nuk i kemi kaluar 100 milionë euro eksporte për frutat dhe perimet, nëse fusin dhe bimët medicinale dhe eksporte të tjera mund të jetë. Në 2021 kemi pasur 84 milionë euro eksporte, shifër e pa konsiderueshme, por me kushtet që jemi kjo rritje është e përkohshme dhe me shifra të vogla dhe do të shkojë drejt rënies.

Nuk e di ku e bazon këtë konkluzion, fermerët nuk taksohen në shitje, ata paguajnë indirekt, mund të jemi ndër vendet që paguajmë më shumë se fermerët paguajnë inputet me çmime të larta dhe naftë me çmim tregu. Pra, fermerët paguajë taksa, paguajnë si konsumatorë taksa të jashtëzakonshme. Kryeministri në kulmin e krizës taksoi inputet bujqësore më 1 janar 2022. Trendi i Evropës, prodhuesit në Evropë nuk paguajnë taksa të shitje dhe i kompensohen në blerjen e inputeve. Bujqësia prodhon një të mirë themelore. 30% e buxhetit të BE shkon për të subvencionuar bujqësinë. Bujqësia ka nevojë për subvencione, konkluzioni se bujqësia nuk paguan asnjë taksë është një e pavërtetë madhe.

Kryeministri ka marrë përsipër të menaxhojë interesin publik dhe te e mira është te formalizimi, s’ka pse i bën privilegje bujqësisë. Informaliteti, ilegalja ka pasoja negative dhe pozitivja që pretendon se ka lënë me dashje e shkatërron. Kryeministri të formalizojë ekonominë por ka ngërçin e TVSH-së.

Më tej, Sharka tha se plani i Ramës për taksat e lartë për fermerët që e lënë tokën djerrë nuk është zgjidhje pasi është provuar që represioni dhe gjobat nuk e zgjidhin situatën.            

Gjithë thonë që fermerët dhe punëtorët po ikin, kryeministri thotë fermerët po kthehen. Meqë jemi te vjelja e ullirit. Për të vjelë ullinjtë, fermerët ikin në Greqi se paguhen 50 euro dita. Nuk e  di ku e gjen kurajon dhe i thotë që i bëni llogaritë gabim, i bie që 20 mijë lekëshi këtu është më mirë se 50 euro në Greqi. U kthyen një herë fermerët , grumbulluan remirtancvat, morën kredi dhe tani po i braktisin të dëshpëruar se nuk janë ata të rinjtë që ikën para 20 vitesh dhe duhet ta nisin nga e parë, kjo duhet ndaluar. Problemi kryesor është mungesa e fuqisë punëtore. Nuk do ta shohë. Edhe fermerët e mesëm po gjenden keq. Kushtet më të mira, pagesa më e mira në rajon, shërbimet shëndetësore i shtyjnë shqiptarët drejt rajonit. Ne i kemi bërë propozimet.

Është masë e gabuar, është e disata herë që provohet që represioni, taksat e larta nuk janë zgjidhje. Para se të rekomandojë këto zgjidhje për tokat djerrë ai të gjejë shkakun. Tokat djerrë qëndrojnë pasi nuk është rentabël të punosh sot. Kush është ai që nuk do të marrë qira nga toka. Nuk e merr njeri me qira, nuk ka njeri interes për ta punuar, me produkte që nuk shiten. Ka fermerë që e ka punuar. Për të punuar tokën ka taksa të tjerë, kjo masa të tjera. E drejta e pronës është e drejtë kushtetuese. Bëhet për të fshehu vështirësitë që ka bujqësia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy