
Operatori shtetëror i hekurudhave të Holandës do të kompensojë të mbijetuarit e Holokaustit për rolin e tij në transportin e mijëra hebrenjve holandezë për në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nederlanse Spoorwegen (NS) tha se po krijon një komision për të mbijetuarit e Holokaustit ose pasardhësit direktë të tyre.
Salo Muller, ish-fizioterapist i ekipit holandez, Ajax, prindërit e të cilit u vranë në luftë, ishte i pari që hapi një procedurë ligjore kundër kompanisë.
“NS ishte kompani hekurudhore gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka punuar në favor të pushtuesve fashistë. Kjo është një faqe e zezë në historinë e vendit dhe kompanisë tonë dhe ne nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur”, tha menaxheri i përgjithshëm i Roger van Boxtel.
Kompania ka kërkuar zyrtarisht falje në vitin 2005, por në atë kohë i refuzoi kërkesat për kompensim.
Nuk ka ende detaje sesa persona nuk mund të plotësonë kriteret për kompensim.
Forcat naziste e pushtuan Holandën në maj 1940 dhe udhëzuan autoritetet holandeze që të deportonin hebrenjtë.
Sipas transmetuesit publik NOS, kompania hekurudhore NS është paguar me një shumë ekuivalente me 2,5 milionë euro gjatë luftës për të transportuar hebrenjtë holandezë në kampin tranzit westerbork, nga ku më pas u dërguan në kampet e përqendrimit në Poloni dhe Gjermani, duke përfshirë Aushvicin dhe Bergen-Belsenin.
Rreth 105 000 hebrenj holandezë u çuan në Westerbork dhe pastaj në kampet e përqendrimit ku rreth 100 000 prej tyre, përfshirë edhe prindërit e Saxo Muller dhe Anne Frank, u vranë. Popullsia hebraike në Holandë në atë kohë ishte 140 000.



