Lamtumirë Dritëro! Nisin homazhet për shkrimtarin e madh

Lamtumirë Dritëro! Nisin homazhet për shkrimtarin e madh

Familjarët, të afërmit, miqtë, kolegët dhe shumë prej lexuesve të tij i japin sot lamtumirën e fundit shkrimtari të madh Dritëro Agolli. Homazhet në nder të tij kanë nisur rreth orës 10:30 minuta në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe do të vazhdojnë deri në orën 13:00.

Shkrimtari i njohur Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt, në moshën 85-vjeçare. Ai prej vitesh luftonte me problemet kronike të mushkërive.

Korifeu i letërsisë shqiptare,është një nga krijuesit më me ndikim në letërsinë dhe kulturën shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, me mbi 5 dekada krijimtari dhe një seri të gjatë botimesh me lirika, proza e drama.

Ai ishte për shumë vite kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, gazetar i shtypit të asaj kohe, dhe deputet për afro 3 dekada në tranzicionin mes dy sisteme politike.

Agolli është i njohur për lirikat e ndjera të dashurisë njerëzore dhe atdhetare, kushtuar njeriut dhe vendlindjes.

Ndër romanet e tij më të spikatura, mes shumë prozave të tjera, janë “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe “Trëndafili në gotë”.

Krijimtaria e tij është botuar e ribotuar shpesh në Shqipëri, Kosovë dhe shtete të tjera nga vitet 60 e deri sot.

Shumë vepra të tij janë luajtur në skena të dramës dhe në filma artistikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy