Aksident me teleferik në Turqi, një i vdekur dhe shtatë të plagosur

Aksident me teleferik në Turqi, një i vdekur dhe shtatë të plagosur

Një person mbeti i vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën në provincën jugore të Antalya-s në Turqi.

Shkak u bë përplasja e një kabine teleferiku me një shtyllë të dëmtuar, duke sjellë edhe bllokimin e kabinave të tjera.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë i cili njoftoj në rrjetin e tij social X se të bllokuarit në kabina për shkak të aksidentit në objektin e teleferikut Tünektepe në lagjen Konyaaltı të Antalyas janë duke marrë ndihmën mjekësorë.

Aksioni për shpëtimin e tyre është bërë në koordinim me forcat e Ministrisë së Brendshme. 

Sipas informacioneve në mediat turke, teleferiku ka 36 kabina me një kapacitet prej gjashtë personash secila.

Ngjitja në objektin Tünektepe me pamje panoramike të qytetit të Antalyas zgjat mesatarisht nëntë minuta.

Njësitë e shpëtimit emergjent evakuuan fillimisht 40 persona nga shtatë kabina të teleferikut dhe përpjekjet për të evakuuar personat e tjerë të bllokuar në kabina të tjera vazhdojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy