Çuçi: Me muxhahedinët kemi shlyer detyrimet si mikpritës, asnjë prej tyre nuk është prekur me dorë nga policia

Çuçi: Me muxhahedinët kemi shlyer detyrimet si mikpritës, asnjë prej tyre nuk është prekur me dorë nga policia

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se ajo që ndodhi sot në kampin e Manzës është e patolerueshme. Në një konferencë shtypi, Çuçi tha se veprimet e muxhahedinëve janë të patolerueshme. Çuçi theksoi se anëtarët e MEK janë në Shqipëri që të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar dhe si vend pritës ne i kemi plotësuar detyrimet tona më së miri në bazë të kodit tonë të mikpritjes. Çuçi theksoi se personi që ka vdekur sot në kamp nuk është prekur me dorë nga forcat e Policisë së Shtetit. Madje, kjo gjë s’ka ndodhur me asnjë anëtar të organizatës. “Askush në Shqipëri përfshirë dhe anëtarët e MEK-ut që janë strehuar vetëm për qëllime humanitare, nuk kanë të drejtë të kundërshtojë vendimet e Gjykatës, ato janë për t’u zbatuar. Prandaj ndihem i keqardhur siç thashë që në fillim për këtë reagim të shumë prej anëtarëve të kësaj organizate ndaj Policisë së Shtetit. Shqipëria është ka qenë dhe do mbetet vend paqësor, ne nuk kemi pasur asnjëherë probleme me vende fqinje apo të tjera. Po hapemi gjithnjë e më shumë dhe për këdo që aludon se ne mund të jemi shtrënguar për këto veprime qoftë dhe nga regjimi i Iranit është pretendim i pargumentuar. Qeveria shqiptare nuk është ajo që ka shkuar e ka ndërhyrë në kamp, por gjykata dhe është shumë i qartë qëndrimi ynë ndaj Iranit. Aludimet janë keqdashëse dhe vetëm për konsum politik. E theksoj që veprimet që janë ushtruar ndaj policisë janë të patolerueshme, ata janë në Shqipëri që të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar dhe ne i kemi plotësuar detyrimet tona më së miri në bazë të kodit tonë të mikëpritjes. Madje unë u kam lënë një person përgjegjës nga Ministria që të jetë pranë për çdo lloj halli që mund të kenë me çdo zyrë apo institucion. Si pikë kontakti për të lehtësuar çdo marrëdhënie me institucionet. Ky veprim është i dënueshëm dhe është qëndrim që na vendos në një pozitë edhe ne si mikëpritës, është thyerje e drejtëpërdrejtë e marrëveshjes që kemi bërë me ta. Personi që ka vdekur sot në kamp, ju garantoj që nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë, ne po presim ekspertizën, ka pamje, ka edhe nga policia gjatë ushtrimit të kontrollit, por ka pamje dhe nga vetë anëtarët e MEK që e vërtetojnë se nuk është prekur qoftë dhe një anëtar me dorë, asnjë!”, deklaroi ministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy