E gjatë, bjonde, me sy të kaltër dhe lëkurë të çelët. Nëse mendon për më të bukurën e kryeqytetit finlandez, do të krijosh në kokë një identikit të tillë. Por nuk është kështu këtë vit. Miss Helsinki 2017 është me ngjyrë. Sephora Ikabala, 19 vjeçe, është me origjinë nigeriane.
Flokë të zinj, lëkurë me ngjyrë të errët dhe tipare afrikane. Ky është përshkrimi i vajzës që mban kurorën si më e bukura e Helsinkit.
Kjo ka shkaktuar reagimin e të djathtës ekstreme në vend. Aktivistë të saj thonë se Ikabala është zgjedhur vetëm për “të kënaqur të qenit politikisht korrekt me botën e tretë”.
Por reagimet negative nuk mbeten me kaq. Edhe rrjeti është i pakënaqur. Ka nga ata përdorues që vajzën fituese e quajnë të shëmtuar, madje e cilësojnë “të ngjashme me një majmun” dhe “sozia femërore e Barak Obamës”.



