Barzan Majeed, trafikanti më i kërkuar i njerëzve në Evropë, ishte i zhdukur prej disa vitesh, deri më tani ku shfaqet në një qendër tregtare në Irak.
Majeed drejtonte një bandë të krimit të organizuar ku ka kryer kontrabandë me rreth 10,000 emigrantë nëpër kanalin anglez.
Një hetim i BBC- së gjurmoi atë, i cili kërkohet nga forcat e policisë në disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe.
Majeed, i njohur gjithashtu si 'Scorpion/ Akrepi' për shkak të pseudonimit të tij në WhatsApp, mendohet se kishte ‘trafikuar’ veten në MB në vitin 2006, ku përfundimisht u vendos në Hucknall, Nottinghamshire.
Ai u deportua nga Britania e Madhe në vitin 2015 në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Këtu Majeed "trashëgoi" një biznes të kontrabandës me njerëz nga vëllai i tij i madh, i cili po vuante një dënim me burg në Belgjikë.

Në vitin 2022, burri kurd irakian u dënua në mungesë në një gjykatë belge pas një hetimi të gjerë në 31 përpjekje të veçanta për të trafikuar emigrantë në MB midis korrikut 2018 dhe nëntorit 2019 duke përdorur varka të vogla, kamionë dhe kontejnerë transporti.
Gjatë intervistës me BBC, Majeed tha se kishte humbur shifrat e njerëzve që kishte ndihmuar në kontrabandë. Midis 2016 dhe 2019, Scorpion pranoi se ai kishte qenë një nga dy njerëzit kryesorë që drejtonin operacionet në Belgjikë dhe Francë.
Kur e pyetën se sa njerëz ka kaluar nëpër kanalin anglez, ai u përgjigj: “Ndoshta një mijë, ndoshta 10,000. Nuk e di, nuk i kam llogaritur”. Megjithatë, ai mohoi të ishte bosi i bandës së kontrabandës dhe akuzoi anëtarët e tjerë se u përpoqën ta bënin atë.
Ai gjithashtu refuzoi të merrte përgjegjësinë për qindra vdekjet e emigrantëve në det, duke këmbëngulur se ai "thjesht mori paratë dhe rezervoi vendet".

Unë kurrë s’kam futur askënd në një varkë dhe nuk vras askënd. Askush nuk i detyroi ata. Ata donin. Ata po i luteshin kontrabandistëve, 'Ju lutemi, ju lutemi bëni këtë për ne.
Majeed përmendi se disa nga ish-bashkëpunëtorët e tij ende fitonin para nga tregtia, madje u kishin dhënë pasaporta britanike. Trafikanti i njerëzve mohoi të ishte ende i përfshirë në tregti.
Megjithatë, një kontakt lokal në Stamboll i tha Rob Lawrie, një ish-ushtar që ishte përfshirë në kërkim, se Scorpion tani ishte i përfshirë në trafikimin e emigrantëve nga Turqia në Greqi dhe Itali.




