
Viti 2020 ishte viti më i nxehtë i regjistruar në të gjithë botën, në të njëjtin nivel me 2016: një vit që mbylli një dekadë të temperaturave rekord si provë e ngrohjes globale.
Konkluzioni është nxjerrë nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut, programi i Bashkimit Europian për vëzhgimin e planetit.
Viti 2020 regjistroi 1.25 gradë celsius më shumë sesa në periudhën para-industriale, ashtu siç ndodhi katër vjet më parë.



