Larje hesapesh mes bandash, atentat me armë dy shqiptarëve në Pisa (VIDEO)

Larje hesapesh mes bandash, atentat me armë dy shqiptarëve në Pisa (VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve raportohet të ketë ka ndodhur në komunën San Miniato në provincën e Pisas në Itali.

Si pasojë e të shtënave me armë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, siç raporton Lanazione.it. Ngjarja që ndodhi në qendër të qytezës ka shkaktuar panik tek banorët e rastit, që lajmëruan menjëherë policinë. Mësohet se makina me të cilën udhëtonin dy shtetasit shqiptarë është bllokuar nga dy automjete të tjera, të cilët kanë hapur zjarr kundër tyre.

Ndonëse të gjithë janë larguar nga vendngjarja, pak orë pas të shtënave një shtetas shqiptar 34-vjeç ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas autoriteteve italiane, ai është një nga protagonistët e këtij atentati me armë zjarri.Ndërsa policia ka marrë në pyetje shqiptarin, mediat nuk e përjashtojnë mundësinë e atentatit për shkak të larjes së hesapeve mes dy bandave rivale, pistë të cilën po heton edhe policia.


 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy