Halloween, Karaj: Nga ana është e ndaluar, duhet kuptuar mesazhi që fshihet pas festës

Halloween, Karaj: Nga ana është e ndaluar, duhet kuptuar mesazhi që fshihet pas festës

Imami Elton Karaj në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur lidhur me festën e Halloëeen në Shqipëri i cili shprehet se për besimtarët nga ana fetare është e ndaluar kjo festë sepse rrobat dhe maskimi i frikshëm te fëmijët patjetër që do përçojë diçka.

Ai tha se zgjedhjet janë personale të gjithkujt, por sipas tij në këtë aspekt që thjeshtë të gëzojmë dhe festojmë duhet të kemi parasysh se dhe vetë festa do duhet të ketë një kuptim, mesah, prandaj është mirë që njerëzit duhet ti informojmë.

Feja me thënë të drejtën duke qenë rregullator i rëndësishëm për besimtarët mysliman dhe duke qenë e tillë patjetër që ka vendosur disa kritere për ta, do të ketë detyrimisht sot dhe kultura të huaja që do interferojnë patjetër, por që nuk bien ndesh me besimin e tij.

Ato që janë pjesë e adhurimit patjetër që janë pjesë e besimit ndërsa sa i përket festave duhet të ruajë sa më shumë sjelljen e tij dhe mirësjelljen e tij ku kam parasysh fëmijët tanë se si ne i edukojmë dhe këtu besimtari përpiqet ta jetojë jetën sa më brenda normave.

Në këtë mënyrë po përpiqem të them se gjërat nuk janë të ndara me thikë dhe nuk është se një besimtar mysliman do ngrihet dhe këtë javë ti thotë fëmijës që ti nuk do marrësh pjesë në këtë festë, por duhet t’ja përcjellës mesazhin në mënyrën e duhur.

Nëse ne shkojmë thjeshtë në festime pa kuptuar se çfarë mesazhi ka pas kësaj feste, ku është krijuar etj etj por thjesht vishemi e zbukurohemi kanë të njëjtin fat por ne duhet ta analizojmë dhe padyshim nëse duam që të mos e përjashtojmë nga masa tjetër e fëmijëve duhet tja shpjegojmë.

Në këtë aspekt që thjeshtë të gëzojmë dhe festojmë duhet të kemi parasysh se dhe vetë festa do duhet të ketë një kuptim në thelb sepse ndryshe ajo do marrë një drejtim, prandaj është mirë që njerëzit duhet ti informojmë.

Shumica e njerëzve po ti pyesësh se çfarë po festojnë nuk e dinë as çfarë po festojmë, por thjeshtë po gëzojnë dhe kjo është thjeshtë një mënyrë argëtimi, por nëse festa që përçojnë një mesazh siç janë ato kombëtare apo festat tona kjo pastaj i bënë që fëmijët të rriten të shëndetshëm. Kjo filozofia e festimeve duhet të jetë më e mbushur me mesazhe.

Zgjedhjet janë personale të gjithkujt, por nuk duhet harruar se elementët thelbësorë të frikës apo vizitave në shtëpi që kërkon diçka janë elementë të trashëguar nga diku dhe ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm. Për besimtarët nga ana fetare është e ndaluar kjo festë sepse rrobat dhe maskimi i frikshëm te fëmijët patjetër që do përçojë diçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy