Bejko: Në Shqipëri nuk po prodhohet politikë. E vetmja gjë e mirë e kësaj fushate janë partitë e reja

Bejko: Në Shqipëri nuk po prodhohet politikë. E vetmja gjë e mirë e kësaj fushate janë partitë e reja

Analisti Roland Bejko tha në studion e MCN Live se në Shqipëri nuk po prodhohet më politikë, duke shtuar se e vetmja gjë e mirë e kësaj fushate janë partitë e reja. 

Sipas Bejkos, vota për partitë e reja është një votë e vlefshme dhe nuk do të shkojë dëm.

Të gjitha atë që e kanë ndarë mendjen të refuzojnë klasën e vjetër politike të përfaqësuar nga Berisha Rama votën e tyre ta çojnë tek partitë e vogla se vota e tyre mund të shkojë dëm.

Nuk mund të jetë Berisha njeriu që do ngjallë shpresën e së ardhmes dhe do të jetë ai që do e bëjë më mirë se Rama. 

A bëhet vota e vlefshme po ta japin për partitë e vogla apo shkon dëm? U them bëhet e vlefshme. 

Më dramatike do të jetë sikur partitë e vogla të dalin nga skema. Nëse do të jetë kështu politika shqiptare vdes.

Në Shqipëri nuk po prodhohet politikë. Fushata është arratisje nga politika. Këtë gjë e ka bërë Rama dhe Berisha po e ndjek. Opozita e ka vrarë politikën. E vetmja gjë e bukur e kësaj fushate janë partitë e vogla, është fushata që bëjnë partitë e reja. Ka nuanca, ka të majtë, të djathtë, ka koalicion. Ka dhe të djathtë karakterial siç është Shehi që e kishte vendin e sigurt, por zgjidhi t’i japë dritë shqiptarëve. 

Ata që zgjedhin Berishën bëjnë gabim. Berisha është problemi dhe jo zgjidhja.

Sondazhet nxjerrin fitues Ramën kur gjysmën e ekipit e ka në burg. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy