Haradinaj në Speciale: S’flas më, deklarohem vetëm përmes avokatit, kjo gjykatë është e korruptuar

Haradinaj në Speciale: S’flas më, deklarohem vetëm përmes avokatit, kjo gjykatë është e korruptuar

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në fjalën e tij në seancën e Speciales ndaj tij që po mbahet në Hagë, ka thënë se më nuk do të flasë vetë por vetëm përmes avokatit të tij. Por para kësaj, ai lëshoi disa akuza në drejtim të Gjykatës Speciale, që e ngarkon për pengim të punës së saj.

Ai e quajti edhe të korruptuar Prokurorinë e Speciales.

“Po bindem se është edhe e korruptuat kjo Prokurori, pasi ndryshe nuk do të mund të dilnin gjithë ato dokumente nga këtu”, tha Haradinaj në seancë.

Haradinaj ka kënë në dyshim juridiksionin e kësaj gjykate dhe ka thënë se ajo po mundohet që fajin e saj, ta gjejë në Kosovë, përkatësisht në zyrat e OVL të UÇK-së.

“Siç po shihet këtu, Kosova dhe qytetarët e saj janë fajtorët kujdestarë. Ne duhet të përgjigjemi ne pse dolën sekretet nga këtu dhe u sollën mijëra kilometra në zyrat tona, nuk ishin një as dy fletë, por mijëra. Organizata nuk ka pas qasje, por në vend timin është dashur të ishin kolegët e kësaj prokurorie. Nga ne dhe qëndrimet tona s’keni çka pritni. Kjo gjykatë është politike, selektive dhe njëanshme”, ka thënë Haradinaj.

Më 25 shtator, Haradinaj  dhe kryetari i OVL të UÇK-së u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës tash fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para.

Seanca tjetër ndja tij pritet të mbahet më 7 ose 8 janar 2021.

Ai dhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, akuzohen për pengim, kërcënim, hakmarrje dhe zbulim të dosjeve të Prokurorisë.

08:11h- Ish-krerët e veteranëve të UÇK-së, Gucati e Haradinaj sot para Speciales

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të bëhet paraqitja e parë e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Në orën 11:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt, ndërsa në ora 14:00 ajo e Hysni Gucatit.

Më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës tash fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy