Foto/Luana uron Marinën për ditëlindje, njerëzit të duan më shumë ty

Foto/Luana uron Marinën për ditëlindje, njerëzit të duan më shumë ty

 

Ato e nisën karrierën si motrat Vjollca dhe pavarësisht se kanë kaluar vite dhe janë profilizuar ndryshe, Marina dhe Luana vijojnë të quhen motrat Vjollca.

Ditën e sotme Marina feston ditëlindjen, dhe në këtë rast motra e saj vetëm 1 vjeçe më e vogël, Luana i bën një urim të ndjerë, por thotë se e pranon që njerëzit duan më shumë motrën e saj.

Duke publikuar në Instagram një fotografi nga fëmijëria e tyre kur këndonin në një festival për fëmijë, Luana shkruan: “Atëherë kur kënduam tek ky festivali i fëmijëve nuk pranoja kurrsesi pa ty. Edhe sot kur jemi bashkë në skenë jam më e plotësuara, më e lumtura! Gëzuar ditëlindjen gjysma ime!! Njerëzit të njohin e të duan shumë e për këtë gëzoj pa masë (edhe pse jam pak xheloze që femrat të duan ty më shumë se mua) Por unë e di sa shumë akoma ke për ti dhuruar publikut tënd ndaj mezi po pres të shoh gjithë shkëlqimin tënd. Të dua”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy