Mungesa e punëtorëve në fasoneri, Zusi: Problematik rrogat dhe mungesa e paketave shpërblyese (VIDEO)

Mungesa e punëtorëve në fasoneri, Zusi: Problematik rrogat dhe mungesa e paketave shpërblyese (VIDEO)

 Koordinatori i përgjithshëm i Grupit AZ, Drini Zusi, u shpreh për “MCN Live” se një nga problematikat kryesore përse fasonerit nuk po gjejnë punëtorë janë rrogat dhe mungesa e paketave shpërblyese.

Sipas Zusit përsa i përket inflacionit, Shqipëria nuk është ende duke e përjetuar. Sipas tij inflacioni do ndihet edhe më shumë këtë vit, por nëse do të ketë mirë menaxhim do të ketë prodhim më të lartë.

“Problemet nuk janë vetëm në sektorin e fasonerisë por në të gjithë bizneset dhe nuk janë vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Një nga problemet shqiptare janë problemet sociale, ku shumë punonjës duan të marrin një pagesë nga shërbimet sociale dhe sa të punojnë në të zezë.

Në këtë moment ku janë bizneset shqiptare të gjitha kanë banera që kërkojnë punëtorë, dhe kur të gjithë po rrisin pagat për të tërhequr punëtorë, problematika e pagave janë gjëra të së shkuarës.

Gjatë viteve të fundit leku shqiptar është forcuar shumë me euron, por për bizneset e fasonerisë dhe eksportit të bien të ardhurat sepse ke më pak euro. Do bjerë niveli i investimeve të reja.

Për çdo sektor të ekonomisë shqiptare për rritjen e rrogave ndihet dhe më shumë për dispropocionit që ekziston me rrogat dhe çmimet. Në Shqipëri mbështet shumë pak eksporti i produkteve të reja.

Edhe për biznesin është e rëndësishme të shoh se ku janë problemet e veta. Disa biznese kanë një mungesë të paketaved të shpërblimit, bonuseve përveç rrogave. Për shembull të jepen kupona me ulje në supermarkete, shërbimet shëndetësore me ulje në privat.

Situata është duke ndryshuar, janari ka qenë pak më mirë, por ka situatë problematike sigurimi i lëndëve të para dhe kjo rrit çmimet e produkteve. Mendoj që do ketë inflacion më të lartë, por me mirëmenaxhim do ketë prodhim me të lartë.”, u shpreh Zusi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy