Dosja e Domart Konjarit, njërit prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës është dërguar për gjykim. Prokurori Besnik Muçi ka ngritur 6 akuza për njeriun që kishte rrjete në të gjithë Europën. "TemA Tv" disponon kërkesën për gjykim, me akuzat e plota dhe bisedat e përgjuara. Përveç trafikimit të kokainës, Konjari akuzohet edhe për 8 vrasje, ndërsa lirimi i tij u përmend edhe nga ambasadori francez në Tiranë.
Domart Konjari, një prej bosëve më të mëdhenj të kokainës ka mbi shpinë 6 akuza, që nga trafikimi i kokainës, grupet kriminale, falsifikimet dhe deri tek korruptimi i zyrtarëve. "TemA Tv" disponon kërkesën për gjykim të prokurorit Besnik Muçi, i cili kërkon arrestimin dhe dënimin e njeriut që përveç të tjerave akuzohet edhe për 8 vrasje në Shqipëri dhe Francë. Domart Konjari u arrestua më 4 nëntor të vitit 2016 në Kapshticë, duke hyrë nga Greqia, ku u paraqit me identitetin e falsifikuar Arben Lazri dhe prej asaj kohe është shpallur në kërkim. Referuar kërkesës për gjykim, më 16 maj 2012, Domart Konjari, Gilbert Slik dhe Genc Dervishi u kontrolluan nga policia mardilene, teksa shoqëroheshin nga Juan Pandosa. Ky i fundit ishte kapur në vitin 2006 me 3 ton e 300 kg kokainë në një jaht 24 m të gjatë, e nisur nga Venezuela, me destinacion Europën. Më 27 qershor 2012, Gilbert Slik kontaktoi Moïse Kisraoui, për t’i dhënë “sinjalin e nisjes” drejt Spanjës duke i thënë në gjuhë të koduar që duhej t’i “ndërronte shtëpinë kaprollit”. Në kolonën prej 2 automjetesh, numri “Qen” përdorej nga hapësi i rrugës. Në maj të po atij viti, Genc Dervishi u përgjua duke përmendur Hatem Belhajalën, duke thënë “Ke të bësh me Hatemin? Kështu unë të jap mallin më 28 ... unë ta jap me 40 dhe ai me 48 ... A të ka telefonuar për këtë?”. Kurse Kadir Pilavci e thërriste Gec Dervishin me kodin “nëna ime”, veçanërisht sepse i duhej të furnizonte një mik “të cilit do t’i prishej makina” ose për të zgjidhur konflikte në raport me “pjesën tjetër të parave të postës që mbeten për tu paguar në lidhje me makinën” duke saktësuar se Dervishi ishte “më tolerant në lidhje me disa gjëra”. Vetë Dervishi mohoi akuzat, por pranoi se e njihte Konjari, pas arratisjes në 90-ën. Duke qenë se ishte i papunë dhe jetonte me ndihmë sociale, ai nuk justifikonte dot stilin e jetesës, në veçanti zotërimin e një vile me pishinë që vlente 700 mijë euro. Ai u justifikua me faktin se kishte disa kursime nga sulmi me armë i një autoblinde transportuese parash në vitin 1984, ku ishin vjedhur 200 milion franga të vjetra, shumë e cila ishte ndarë mes 4 keqbërësve. Më 24 dhjetor 2012, Marc Rivelli kontaktoi Davy Franga për ta informuar se “më duket se plaku i vitit të ri do të kalojë dhe besoj se do presim javën”. Më 26 dhjetor 2012 në orën 14 e 56 minuta, Domart Konjari hyn në lojë, kurse Rivelli kontantoi Frangën, duke i thënë se “se sapo u takova me plakun e vitit të ri dhe kishte shumë punë me gjithë ata fëmijë që duhej t’u çonte dhurata”. Franga shte në merak të dinte nëse “ishte më mirë që të porositeshin ëmbëlsirat para apo pas, sepse “pastiçeri” ishte “shumë i mirë”. Dosja italiane e Desios bën fjalë për 6 shtatorin e vitit 2013, kur Konjari e udhëzoi Jacques La Rosa “Mik nesër në gabin në drekë, ora 12” dhe saktësoi “mik në 2 ose 3 maksimumi shko me makinën tënde”. Pak ditë më vonë, La Rosa takohet me Markel Dukën, kushëririn e Robert Likës, ndërsa u sekuestruan 7.8 kg kokainë. Më parë mjeti tip Volvo kishte kaluar në Holandë e Zvicër. Dosja e Tuluzës në Francë përcaktoi se Dëfrim Zepaj dhe Ramazan Sina gjendeshin në shoqërinë e Fatmir Hajdinit, më 5 dhjetor të vitit 2012, kur Zepaj kontaktoi Hajdinin, duke i thënë “Çuni të cilit i dërgove një mesazh sot thotë që qulli është gati dhe ai pyet kur do shkosh”. Ndërsa Konjari i dërgoi një sms Hajdinit duke i thënë “qulli është gati tani”. Aty del edhe emri Kol, shkurtimi i Sokol, ndërsa përmenden edhe letnantët Entony Bega dhe Ansi Pali, transportuesi i kokainës Luigji Vataj, etj. Bega u arrestua në datën 11 tetor në një automjet Mercedez . Këtu del emri i Soufiane Amssafit dhe nga kontrolli në disa ambiente u gjetën 490 gramë kokainë. Në fund të janarit 2013, Rivelli kishte marrë një furnizim kokaine nga Marseille, dërguar nga Domart Konjari dhe menjëherë njoftoi Fragën se ai i kishte bërë pazaret, por Konjari donte paratë. Fatmir Hajdini njoftonte Soufiane Amssaf se “ai tjetri kaloi dy here për të marrë çizmet dhe unë stë kapa dot”, ndërsa zhvilloheshin takime të shumta te “semafori jeshil”. Amssaf i shkroi një sms Sinës, me tekstin “mos bi qylit”. Më 21 mars 2013, Soufiane Amssaf i telefonoi Entony Begës, në numrin e tij amerikan duke i thënë se “çdo gjë shkon shumë shumë mirë, e sheh por kam dëshirë të punoj tamam”, ndërsa Amssaf i përgjigjet “Unë nuk bëj asgjë derisa ti të kthehesh e ke parasysh? Do të shohim sesi tja bëjmë që të rinisemi mbi baza të mira tani, dhe kështu”. Më pas e saktësoi më tej situatën, duke i thënë “në çdo rast është e thjeshtë... shiko njerëzit këtu, ata e marrim me 37 euro tani”. Bega, Hajdini dhe Sina zhvilluan një takim me një personazh që e quanin “çuni nga poshtë” ose “çuni nga Elbasani”, që dyshohet se ishte një nga trafikantët spanjollë. Pa vonuar, Domart Konjari u informua nga Fatmir Hajdini, për mbërritjen në EUROPË të “vëllait” të tij, Entony Begës. Në të njëjtën ditë, Soufiane Amssaf i rrëfente Entony Begës për vështirësitë që kishte me një konkurrent, i cili ishte në pozitë të mirë, ndërsa e thërriste “Ky byth....”. Më 22 qershor 2013, Entony Bega shkoi bashkë me Ansi Palin në Rotterdam, ku Domart Konjari gjendej gjithashtu me automjetin Scenis (i pajisur me një gjurmues) që iu dha nga Fatmir Hajdini. Kështu, në fillim të muajit korrik 2013, një sasi e caktuar kokaine i jepej, nëpërmjet ndërmjetësimit të Soufiane Amssaf dhe Ansi Palit, Albanion Çaushtajt, i quajturi “biond” i cili ishte “shumë i lumtur”. Entony Bega shqetësohej për të ditur nëse Albanion Çaushaj kishte kapacitetin për të paguar “të gjithë” mallin. Soufiane Amssaf e qetësoi duke i thënë “ai tani i ka paratë”. Pas rifillimit të aktiviteteve të trafikimit mes Entony BEGA dhe Soufiane AMSSAAF, të dy burrat rakorduan situatën në fund të korrikut. Gjatë dy bisedave të datës 27 korrik 2013, Soufiane Amssaf i shpjegoi objektivin e tij: “më pas e ke parasysh, le të themi ai e shet 40 euro ose 42 ose ndonjë gjë të tillë dhe pra secili merr gjërat e veta dhe ja... do të bëjmë vetëm këtë në fakt”. Më pas ata zhvillojnë këtë bisedë:
Amssaf: Shiko, s’ka më thjeshtë, dhe sinqerisht, gjithë vitin mund të ikim një herë në javë
Bega: Ok, plako
Amssaf: Puna është tani, që na duhet të gjejmë ku do ta gjejmë!!!”
Bega: Mos u bë merak për këtë. Lere, lere të bëhet
Amssaf: Unë kam gjetur plot stile, plot gjëra që mund të bëjmë, ka plot gjëra që mund të bëjmë e ke parasysh... edhe për të mos humbur shumë, për të mos pasur rrezik dhe të gjitha këto e ke parasysh
Bega: Ok, ok, ok
Amssaf: E ke parasysh tipit gjithë vitin, çdo javë, ne mund të shkojmë në Gjermani, e ke parasysh të sjellim dy, tre makina...
Bega: Ok, ok
Amssaf: Çdo javë, çdo javë!!!
Bega: Ok, ok
Amssaf: Tre ose katër makina çdo javë
Bega: Ok, ok, është mirë
Amssaf: Në mendimin tim, e bëjmë këtë vit dhe më pas ndalojmë, mbaron më pas!!!
Bega: Po, jam plotësisht dakord
Amssaf: Ndalojmë por me të vërtetë, mbaroi, bëjmë këtë vit maksimalisht, maksimalisht... unë do të shkoj nëpër quicks [restorante fast food] natë e ditë nëse duhet por pas kësaj ndalojmë...”
Kjo bisedë ishte njëkohësisht simptomatike e përmasave të trafikimit, të vendosmërisë kriminale të protagonistëve dhe të kapacitetit të tyre për t’u furnizuar dhe shpërndarë sasi shumë të mëdha lëndësh narkotike.
Albanion Çaushaj paraqitet si një shitës kokaine në marrëdhënie tregtare furnizimi me marokienin Soufiane Amssaf. Ai tha gjatë hetimit se e njihte këtë të fundit prej 3 ose 4 vitesh dhe se pranonte të “merrte rrezikun që të fliste për Amssaf, duke pranuar se furnizohej në mënyrë të rregullt pranë tij duke thënë “isha një klient i vërtetë kokaine i Soufiane Amssaf”. Ai pranoi gjithashtu se njihte prej kohësh Entony Begën me të cilin ai “thithte” [kokainë]. Ai i vlerësonte sasitë nga 12 deri në 15 g në javë. Përpara hetuesve, Albanion Çaushaj konfirmoi se ai dinte se Soufiane Amssaf “njihte dikë që shkonte dhe merrte drogë në Spanjë”. Entony Bega tha se dëshironte të ndërpriste furnizimet nga Fatmir Hajdini përpara “se ai t’i sjellë ndonjë gjë që t’i fusë 10 vjet” dhe saktësoi se kishte “gjetur diçka 10.000 euro më pak se ajo që thotë Fatmir Hjadini. Në po këtë bisedë ai tregoi se “edhe Biondi (Albanion Çaushaj është duke më folur për diçka që është çmenduri fare”. Soufiane Amssaf vijoi i shqetësuar për çmimet që praktikonte njëfarë “Youl” që mund ta gjente “me 37 euro”. Hetimet financiare do të mundësonin evidentimin e shumë elementëve të pasurisë së akumuluar nga Soufiane Amssaf dhe bashkëshortja e tij, Jennifer Souriac. Kështu, ai ishte pronar i një shtëpie, e vlerësuar në vlerën 300.000 euro, të një makine BMW, e vlerësuar 10.430 euro, disa mjete tw tjera, kompani tw ndryshme, llogari bankare, etj. Gruaja, nga ana e saj, tha se “nuk merrej me punët” e burrit të saj, nuk kishte “marrë pjesë detyrimisht” në ndërtimin e shtëpisë, “nuk ishte në dijeni” të pagesës së faturave në kesh ose me çek të lëshuar nga palë të treta dhe se nuk “e kishte imagjinuar kurrë që burri i saj bënte këtë punë” (trafikimin e kokainës). Jennifer Souriac, pa aktivitet zyrtar, u mundua të jepte disa shpjegime të pabesueshme për të shpjeguar stilin e jetesës së çiftit. Ajo tha fillimisht se kryente në shtëpinë e saj me mikesha një aktivitet punimi thonjsh artificial, më pas ajo pretendoi se kishte ushtruar prostitucionin në Spanjw, çka rezultoi e pavërtetë pas verifikimit pranë autoriteteve spanjolle dhe më pas ajo pretendoi se shumë para kesh erdhën “nga zarfet” e dasmës së tyre në Marok. Ndwrsa Fatmir Hajdini kishte përvetësuar një shtëpi të ndodhur në numrin 28 rruga Malbec në Bezirs, për një çmim prej 120.000 euro (e vlerësuar 132.000 euro nga shërbimet e FRANCE DOMAINES). Në datën 05 mars 2012, një shtëpi të ndodhur në numrin 39 rruga Malbec në BEZIERS për një çmim prej 30.000 euro (e vlerësuar 96.000 euro nga shërbimet e FRANCE DOMAINES), etj. Nw pwrfundim, prokurori Besnik Mucci, kwrkon gjykimin gjykimin e procedimit penal nr. 341 të vitit 2015, në ngarkim të të pandehurit Domart Konjari, i biri i Besnik-ut dhe i Andronulla-s, i datelindjes 11/07/1973 lindur dhe banues në Tiranë duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarise kriminale”, “Organizata Kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, Fallsifikimit të letërnjoftimeve, psaportave ose vizave” dhe “Korruspioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 283/a/2, 287/a, 333/1, 334/1, 189 dhe 244 të K.Penal.



