SHBA-ja e gatshme për të shpaketuar dhuratën e Koresë së Veriut për Krishtlindje

SHBA-ja e gatshme për të shpaketuar dhuratën e Koresë së Veriut për Krishtlindje

Presidenti amerikan Donald Trump komentoi të martën paralajmërimin e Koresë së Veriut për një "dhuratë të Krishtlindjeje", duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të merren me të me shumë sukses, ndërkohë që SHBA-ja është e shqetësuar që Pyongyang mund të përgatitë ndonjë provë raketash me rreze të gjatë veprimi,

"Ne do të zbulojmë se cila është surpriza dhe do të merremi me të me shumë sukses, Të shohim se çfarë ndodh. …Ndoshta është një dhuratë e këndshme. Ndoshta është një dhuratë ku ai më dërgon një vazo të bukur përkundër një prove rakete", u tha Trump gazetarëve.

Koreja e Veriut paralajmëroi Uashingtonin në fillim të këtij muaji se mund do t’i dërgonte një "dhuratë Krishtlindjeje" pasi udhëheqësi i saj Kim Jong Un u dha kohë Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri në fund të vitit për të propozuar lëshime të reja në bisedimet mbi arsenalin bërthamor të vendit të tij dhe për uljen e tensioneve.

Në paralajmërimin e saj, Koreja e Veriut akuzoi Uashingtonin se po përpiqej të tërhiqte bisedimet për denuklearizim përpara rizgjedhjes së Trump vitin e ardhshëm dhe tha se ishte tërësisht në dorë të vetë SHBA-së se çfarë dhurate do të merrte.

Komandantët ushtarakë amerikanë kanë thënë se përgjigjja e Koresë së Veriut mund të përfshijë testimin e një rakete me rreze të gjatë, diçka që Koreja e Veriut ka pezulluar, së bashku me testet e bombave bërthamore, që nga viti 2017.

Trump vazhdimisht ka mbajtur pezullimin e testeve të tilla si provë se politika e tij e angazhimit me Korenë e Veriut, e cila ka përfshirë edhe samite të papritura me Kim, po funksiononte. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy