
Të paktën 71 emigrantë u pikasën gjatë natës në disa anije në Kanalin e la Manshit dhe disa prej tyre u shtruan në spital për hipotermi, sipas raportimeve të autoriteteve franceze dhe britanike.
Ndihma e shpejtë franceze pati një sinjal alarmi në orët e para të mëngjesit për një varkë që mbante 14 migrantë, të cilët kishin nevojë për ndihmë. Ata u gjetën në një gjendje hipotermie dhe u transportuan në një spital në Boulogne-sur-Mer në Francën Veriore, duke iu bashkuar tetë pacientëve të tjerë, thanë zyrtarët rajonalë. Të tetë kishin lundruar me shpresën për të arritur në Britani, por ndryshuan kursin kur varka e tyre u pikas nga policia britanike. Sipas mediave lokale britanike në ato katër varka ishin 49 persona, përfshirë një i mitur.



