Basha fton të rinjtë në protesta: E pamë Rumaninë, tani është radha jonë

Basha fton të rinjtë në protesta: E pamë Rumaninë, tani është radha jonë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e degës 2 në Tiranë. Basha i ftoi qytetarët të bëhen pjesë e protestës që PD-ja ka paralajmëruar për në 18 shkurt. Duke akuzuar qeverinë se persekutuar rininë, Basha tha se është koha që njerëzit të marrin në duar fatin e tyre, duke sjellë shembullin e protestave në Rumani.

“Kur ngrihen qytetarët, kur ngrihet rinia nuk ka qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar t’i bëjë ballë. E pamë në Rumani, tani është radha e shqiptarëve të ngrihen  të ngrihen kundër papunësisë, varfërisë, kundër shëndetësisë së kolapsuar, arsimit në ditën më të zezë, kundër diskriminimit të rinisë që i është lënë emigracioni rruga e vetme. Kriminelët bëhen deputetë, kryetarë bashkish, bëjnë para dhe kantandi, ndërsa rinia dhe intelektualët marrin rrugët. Kjo duhet të marrë fund, këtë e ka në dorë rinia. Me 18 shkurt të ngrihemi të gjithë bashkë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që pushteti t’u kthehet njëherë e mirë qytetarëve”, tha ai.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy