Foltorja e Salianjit në Durrës/ Garo: Pjesëmarrje e lartë, dominojnë të rinjtë. Të pranishëm dy ish-kryetar dege

Foltorja e Salianjit në Durrës/ Garo: Pjesëmarrje e lartë, dominojnë të rinjtë. Të pranishëm dy ish-kryetar dege

Në një raportim nga Durrësi, ku Ervin Salianji zhvilloi sot foltoren e parë, korrespondentja Ervina Garo vë në dukje për edicionin e lajmeve në Mcn Tv pjesëmarrjen e lartë, praninë e të rinjve, si dhe dy ish-kryetarëve të degës së selisë blu në qytetin bregdetar. 

 

Takimi i Ervin Salianjit është zhvilluar në ambientet e qendrës kulturore të fëmijëve në Durrës. Një takim që ka bërë bashkë edhe Ilir Alimehmetin, Aulon Kalanë, por edhe dy ish-kryetarët e degës së selisë blu të qytetit bregdetar Luan Hoti dhe Dritan Burgia, ky i fundit është edhe kryetari këshilltarëve bashkiakë. Ka pasur pjesëmarrje të lartë dhe kanë dominuar të rinjtë. Të gjithë bashkë kanë pasur si kryefjalë ndryshimin e PD-së. Një rizgjim e ka cilësuar ai këtë takim të parë në Durrës. Është një takim i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ka qenë me media, ndërsa pjesa e dytë është pa media”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy