
Ishte e dhimbshme. Ishte shkatërruese për mua, për familjen time dhe për miqtë e mi. Nuk ia uroj këtë askujt.
Me këto fjalë Ricky Martin theu heshtjen pasi gjykata e Porto Rikos pushoi çështjen e tij.
Këngëtari ishte akuzuar për përndjekje dhe dhunë në familje nga nipi, Eric Martin, djali i vëllait të tij.
Por përballë gjyqtarëve, 22-vjeçari me probleme mendore ka tërhequr denoncimin dhe akuzat kanë rënë.
Për dy javë, ylli i popit portorikan përfundoi në sferën e drejtësisë, e akuzuar nga nipi i tij se e përndiqte.
Djali kishte arritur të merrte një urdhër mbrojtjeje ndaj Martinit, duke e akuzuar se kishte pasur një lidhje prej shtatë muajsh me të, pas së cilës këngëtari do ta kishte ndjekur dhe ngacmuar me telefon.
Duke marrë parasysh lidhjen farefisnore, Ricky Martin u akuzua gjithashtu për incest, i cili në Porto Riko dënohet me burg.
Menjëherë në mbrojtje të këngëtarit ka dalë vëllai I ti, babai I 22-vjeçarit që ngriti akuzat e rënda duke i shpjeguar prokurorit problemet mendore nga të cilat vuan i riu.
Nipi e tërhoqi ankesën dhe gjyqtarët pushuan gjykimin.
Ricky Martin, megjithatë, u godit rëndë nga ngjarja:
Do të doja që ai të gjente ndihmë që të mund të fillonte një jetë të re plot dashuri dhe gëzim dhe që të mos e bëjë këtë. Tani, prioriteti im është të shërohem .



