Një tjetër bionde e njohur bie pre e sharmit të Sean Penn (FOTO)

Një tjetër bionde e njohur bie pre e sharmit të Sean Penn (FOTO)

Sean Penn është një nga aktorët më të famshëm të Hollivudit. 57-vjeçari i njohur sidomos për rolet në “Mystic River” dhe “Milk” është i famshëm edhe për diçka tjetër: lidhjet me femrat më të bukura të Hollivudit. Dikur bashkëshort i Madonës për 5 vite, ai më pas ka qenë i martuar për 16 vite me Robin Wright, me të cilën ka edhe fëmijë. Dy vite më parë, lidhja e tij me Charlize Theron bëri bujë në Hollivud. Por mesa duket, bukuroshja bionde i ka dhënë fund lidhjes dhe aktori ka nisur një histori të re. Partnerja e re e Penn është Amber Heard, ish-bashkëshortja e Johny Deep.

“Page Six”, rubrika gossip e “New York Post”, ka zbuluar se ata janë çifti më i ri në Hollivud. Ata janë parë teksa darkonin dhe flirtonin në Sunset Tower Bar në Los Angeles, një nga restorantet më të njohura në Kaliforni.

Heard ka lënë pas divorcin nga aktori Johny Deep, për t’u lidhur më pas me biznesmenin miliarder Elon Musk. Por mesa duket, edhe kjo lidhje ka marrë fund dhe bukuroshja 31-vjeçare e “Justice League” e ka gjetur veten në krahët e aktorit Sean Penn. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy