
Lushnja hap luftën për mbijetesë dhe i jep një goditje të rëndë skuadrës së Kukësit e cila merr humbjen e dytë rradhazi në kampionat.
Lagunarët morën tre pikë të arta në stadiumin “Zeqir Ymeri” pas fitores së arritur me shifrat 1-3 duke rritur shanset për të qëndruar mes më të mirëve në Superiore, ndërsa në Kukës priten pasoja të rënda pas kësaj disfate.



