Pas kërcënimeve me vdekje, i jepet siguri shtesë kryeministrit holandez

Pas kërcënimeve me vdekje, i jepet siguri shtesë kryeministrit holandez

Policia holandeze ka shtuar sigurinë për kryeministrin Mark Rutte, pasi ka marrë sinjale për një sulm të mundshëm nga kriminelë të lidhur me tregtinë e drogës.

Rutte, qeveria konservatore e të cilit është zotuar të godasë krimin e organizuar, ka kërkuar gjithmonë të mbajë nivel të kufizuar mbrojtje personale që prej marrjes së detyrës pothuajse 11 vjet më parë.

Kryeministri shpesh shihet duke ecur me biçikletë nga shtëpia e tij deri te ndërtesat qeveritare në Hagë, dhe shpesh i afrohet kalimtarëve që dëshirojnë të bëjnë selfie me të ose të bisedojnë.

Oficerë policie të trajnuar posaçërisht nga shërbimet e sigurisë mbretërore dhe diplomatike holandeze u caktuan për të mbrojtur Rutte me "masa të dukshme dhe të padukshme", sipas De Telegraaf.

Një burim anonim i qeverisë konfirmoi raportin në De Telegraaf. Autoritetet holandeze të sigurisë kombëtare nuk pranuan të komentojnë mbi raportin, por duke folur me gazetarët, Rutte tha se "siguria dhe mbrojtja janë çështje që nuk diskutohen kurrë në publik".

Edhe pse dhuna me armë në Holandë është e rrallë, vrasjet dhe dhuna e lidhur me tregtinë e drogës janë bërë më të zakonshme vitet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy