Makina përplas këmbësorin në Sarandë, i plagosuri po transportohet drejt Spitalit të Traumës

Makina përplas këmbësorin në Sarandë, i plagosuri po transportohet drejt Spitalit të Traumës

Një 64-vjeçar me iniciale N.B është përplasur paraditen e kësaj të mërkure në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në lagjen nr. 1.

Shtetasja V. Sh., 52 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 64 vjeç, këmbësor, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy