NASA: Korriku i vitit 2023, muaji më i nxehtë në Tokë për mijëra vjet

NASA: Korriku i vitit 2023, muaji më i nxehtë në Tokë për mijëra vjet

Për ekspertët e klimës nuk ka asnjë dyshim: korriku i vitit 2023 do të jetë muaji më i nxehtë në Tokë në qindra, nëse jo mijëra vite. Një deklaratë e tillë vjen nga Gavin Schmidt, klimatologu që drejton Institutin Goddard të NASA-s për Studimet Hapësinore, gjatë një takimi të agjencisë qeveritare amerikane të mbajtur më 20 korrik në selinë e saj në Uashington. Megjithatë, për ekspertët, viti 2024 do të jetë një vit edhe më i nxehtë. Në takimin, ku u diskutua për fenomenet atmosferike të lidhura me krizën klimatike, morën pjesë shkencëtarë të ndryshëm së bashku me drejtuesit e lartë të organizatës. Midis tyre ishin administratori i NASA-s Bill Nelson dhe kryeshkencëtarja dhe këshilltarja e lartë për klimën Kate Calvin. Sipas takimit, shkaku kryesor i temperaturave rekord është El Nino, një fenomen periodik që prodhon ngrohje të fortë të ujërave të Oqeanit Paqësor dhe pritet të arrijë kulmin e tij në fund të vitit 2023. “El Nino i fundit i madh, nga 2014 në 2016, bëri që secili prej këtyre viteve të tejkalojë rekordin global të temperaturës dhe 2016 është aktualisht viti më i ngrohtë. Por nxehtësia që po shohim nuk është pikërisht për shkak të El Nino”, tha Schmidt. Për shumë vite, shkencëtarët në mbarë botën kanë paralajmëruar për ngrohjen globale, shkaku i së cilës janë emetimet e larta të gazeve serrë për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse fosile. “2023 do të jetë ndoshta viti më i ngrohtë. Ne po shohim ndryshime të paprecedenta në mbarë botën. Ka pasur një rritje të temperaturave gjatë katër dekadave të fundit. Qershori ishte muaji më i nxehtë në Tokë dhe korriku ka filluar të jetë i njëjtë. Aq më tepër po të kemi parasysh se 3 dhe 4 korriku ishin ditët me temperaturën mesatare më të lartë në sipërfaqen e të gjithë planetit që kur, pak a shumë në fillim të shekullit të XX-të, filluan sondazhet me instrumente të besueshme.” Nga e gjithë kjo del e qartë se si viti 2023 mund të vendosë rekordin si viti më i nxehtë i regjistruar. Sipas llogaritjeve të Schmidt, probabiliteti që kjo të ndodhë është 50%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy