Negociatat me Greqinë, Bushati: Meçollari ka certifikatë sigurie nga NATO-ja

Negociatat me Greqinë, Bushati: Meçollari ka certifikatë sigurie nga NATO-ja

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se Artur Meçollari, një prej negociatorëve me Greqinë, ka marrë nga NATO-ja certifikatën e sigurisë. 

“Thatë që për disa njerëz janë ngritur akuza. Po pse ky është modeli i shtetit shqiptar të shek XXI që ju i besoni më shumë Nea Demokracinë sesa shtetin tuaj?! Atëhere ja po ju them unë për Artur Meçollarin. Ja ku është certifikata për informacionin e klasifikuar NATO Cosmic, ministrja e Mbrojtjes që ka qenë 4 vjet në detyrë e di ca është NATO Cosmic. Meqë kam dëgjuar disa jovertebrorë në media që thonë ca është DSIK që s’ka informacione të klasifikuara se është në funksion të Edi Ramës. Po NATO në kontroll të Edi Ramës është, që i ka dhënë këtij certifikatën e sigurisë?! NATO Cosmic është informacion që e kanë vetëm një rreth i ngushtë zyrtarësh. Ja certifikata e sigurisë për këtë person, e DSIK, ja dhe certifdikata e Stoltenbergut për këtë person”, tha Bushati.

Por deputeti demokrat, Edi Paloka, akuzoi se interesat e vendit u janë lënë në dorë personave të dyshimtë.

“Nuk ka bërë asgjë tjetër veçse është përpjekur të përdridhet siç e ka zakon jo vetëm në politikë dhe të fyejë me qëllim që të prishë këtë seancë dhe ta largojë nga vëmendje. Jemi këtu sepse i është lënë në dorë spiunëve me gjithë letrat që paraqet ky të negociojnë dhe të shesin interesat e Shqipërisë, prandaj jemi këtu”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy