Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot (UAV) i Forcave Ajrore ka zhvilluar një testim të sistemeve të municionit inteligjent.
Sipas njoftimit, gjatë testimit u demonstruan përdorimi i teknologjisë moderne, përgatitja profesionale e personelit dhe saktësia operacionale.
Ministria e Mbrojtjes thekson se ky test është “dëshmi e rritjes së aftësive operacionale të personelit dhe forcimit të kapaciteteve të Forcave të Armatosura për misionet dhe sfidat e së ardhmes”.



