Në Itali, shifrat tregojnë për një tkurrje të përmasave të koronavirusit.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 727 vdekje, ndërsa numri i rasteve të reja është shtuar me 2937.
Në total, numri i viktimave shkon në 13 155, ndërsa numri i të prekurve në 80 572.
Edhe numri i të shëruarve lë vend për optimizëm. Në 24 orët e fundit janë 1118 të shëruar.
Përmirësim ka shënuar Lombardia, zona më e prekur nga koronavirusi.
Numri total i rasteve pozitive është 44 773, me një rritje prej 1565 në krahasim me ditën e djeshme.
Nëse e krahason me numrin e atyre që rezultuan pozitivë një ditë më parë, mund të flitet për rritje të rasteve të reja, por autoritetet rajonale thonë se kjo shpjegohet me testimin masiv.
Në 24 orët e fundit janë testuar më shumë se dyfishi i pacientëve të një dite më parë.
Raste të koronavirusit ka edhe te fëmijët, po asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.



