Felaj: Sigurimi i Shtetit arma më e fortë që ka pasur regjimi, ndërhyrja e opozitës në ligj antikushtetues (VIDEO)

Felaj: Sigurimi i Shtetit arma më e fortë që ka pasur regjimi, ndërhyrja e opozitës në ligj antikushtetues (VIDEO)

Partia Socialiste depozitoi në Kuvend dy projektligje, pas kërkesës së Autoritetit të Dosjeve për t’i hequr pengesën ligjore për verifikimin e politikanëve, kandidatëve dhe funksionarëve që kanë marrë certifikata për pastërtinë e figurës nga komisionet Mezini dhe Bezhani.

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj në një lidhje skype me MCN Live lidhur me këtë nismë deklaroi se çështja u amplifikua në formë të panevojshme dhe se kjo shërben për të bërë transparencë për të kaluarën.

Ajo tha se Sigurimi i Shtetit është arma më e fortë që ka pasur regjimi dhe se kërkesa e opozitë duke u përpjekur që t’i japë disa të drejta të mohuara publikut, e zhbën ligjin, duke e bërë antikushtetues.

Kam përshtypjen se çështja u amplifikua në mënyrë të panevojshme sepse grupi parlamentar i PS ishte një ndryshim i nevojshëm dhe nëse dikush na ka akuzuar se u nisëm nga një rast konkret, i dyshuar të ketë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit, por edhe në qoftë një rast i vetëm, kuvendi i Shqipërisë ka detyrën të reagojë kështu që ndërhyrja jonë është e nevojshme dhe ky autoritet ka në dispozicion të gjithë dokumentet për një periudhë jo të vogël kohore. Deri para 7 vitesh këto dokumente mbaheshin në rrjetin e arkivave të shtetit shqiptar dhe duke mos qenë askush për të bërë një rishikim mund  të ketë ndodhur që dosjet më parë mund të jenë keqpërdoruar. Kjo është për të bërë transparencë për të kaluarën. Ligji 2015 ka qenë dhe mbetet ligji që ka siguruar hapjen e vërtetë të dosjeve të sigurisë së shtetit si arma më e fortë që regjimi ka pasur në duar. Është e drejta morale e tyre që të njihen me të kaluarën. Ajo që opozita propozon të drejtën me njohjen e këtyre dosjeve ka kaluar çdo barrierë kushtetuese, kjo kërkesë zhbën ligjin dhe se sjell atë nën kundërshtim me ligjin.

Më tej ajo theksoi se moraliteti, e drejta për tu njohur me atë çka ndodhur në të kaluarën shkon në drejtim të atyre që janë prekur në radhë të parë dhe janë ato subjekte të vëna në radhë të parë.

Ligjin që ne tashmë e kemi miratuar, përfshirë dhe ndryshimin që duam të propozojmë për ligjin e dekriminalizmit them se personat që kanë të shkuar me sigurinë e shtetit të mos jenë më figura në politikë, media etj. Publiku të sigurohet për të gjitha cilësitë morale. Bashkëpunimi në fakt ekziston për aq kohë sa ka dhe diskutime, sigurisht mund të vijë një moment që ndahemi në argumente, si ai kushtetues që ndodhi këtë herë duke na detyruar për të mos e marrë parasysh propozimin e opozitës, por nuk më duket për ti dhënë të drejtën çdo qytetari për tu njohur me dosjen e sigurimit. Ajo ishte një nismë për të zbehur vëmendjen. Opozita u përpoq ti jepte disa të drejta të mohuara publikut. Nuk po bëjmë ndërhyrje ligjore që ushqejnë shantazhin dhe thashethemet. Ajo ndërhyrje e opozitës nuk është e vlefshme, do ishte e tillë që do përcaktohej si antikushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy