Nesho: Trump do të ndajë Rusinë nga Kina dhe të pranojë bashkëpunimin politik me të

Nesho: Trump do të ndajë Rusinë nga Kina dhe të pranojë bashkëpunimin politik me të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë mbajtur këtë të martë në Arabinë Saudite raundin e parë të negociatave për paqe me Ukrainën. Duket se Rusia dhe SHBA kanë rënë dakord të krijojnë kushte për të rivendosur plotësisht bashkëpunimin ndërmjet dy kombeve.

Agim Nesho, diplomat dhe ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, ka analizuar këtë takim në "MCN informacion" duke theksuar tre faza të domosdoshme për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Nesho theksoi gjithashtu se Ukraina do të mbetet një pjesë e pandashme e këtij procesi, megjithatë, ai theksoi se për të arritur një paqe të qëndrueshme, Rusia, që ka pushtuar Ukrainën në mënyrë të padrejtë, duhet të pranojë disa kushte të bazës për të ulur në tavolinë negociatash.

Në fakt është fillimi i një procesi ashtu siç e ka sekretari i shtetit do të kalojë në tre faza.

Takimi në Riad ishte faza e parë për të rakorduar  si do të ecte dhe si do të implementohej një proces që është tepër i rëndësishëm sidomos për bisedimet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme që do të fillojë nga funksionimi i ambasadave, duke patur parasysh që deri tani Rusia është parë si një vend armik i  gjithë vendeve evropiane dhe i Perëndimit dhe ka ndryshuar një pozicioni i tillë, prandaj, duhet të vihen institucionet dhe mekanizmat e diplomacisë ne funksion.

Së dyti, të ngrihet një ekip i një niveli të lartë i cili tashmë është në vend dhe së treti të realizohet Samiti i madh dhe pas saj, palët e interesuara, sidomos vendet evropiane do të jenë patjetër, kjo është në deklaratën edhe të ministrit se sekretarit te Mbrojtjes amerikan edhe të sekretarit të Shtetit për arsye se jo vetëm Evropa ka vënë sanksione por edhe se është palët tepër e interesuar për të ardhëm e saj, duke ditur që Rusia për një kohë të gjatë i ka vendosur disa kushte dhe kërkojë te ndaj zonat e influencës në Evropë.

Nga ana tjetër mendoj se Ukraina, është dhe do të jete një pjesë e pandashme e procesit por se sigurisht  që procesi do vijojë të theksoj gjëra kryesore, që palët sidomos Rusia që ka pushtuar në mënyrë të padrejtë Ukrainën të pranoje disa kushte bazë për tu ulur ne bisedime.

Sipas Neshos, është menduar që Trump mund të ketë si synim ndarjen e Rusisë nga Kina.

Nesho mendon se Trump mund të riaktivizojë politikën e Niksonit dhe Kissingerit, duke tentuar të ndajë Rusinë nga Kina dhe të zhvillojë një politikë të bashkëpunimit me të Janë dy gjëra. Në bashkëpunimin me Rusinë është një linjë e politikes amerikane që gjithmonë e kane konsideruar Rusinë si një element që duhet te jetë në skenën botërore. Prandaj, nuk mund të anashkalohet, nuk mund të ketë teori të tilla që Rusia të shkatërrohet pas sulmit të Ukrainës, për arsye që nuk mund te lejohet një vakum në hapësirën e saj, që është tepër i rëndësishëm dhe nga ana tjetër që është një vend bartës i armëve bërthamore.

Në këtë kuptim, politika realiste kërkon që Rusinë ta pranojë si një faktor të politikës së jashtme.

Së dyti, mendohet që Trump të riaktivizojë politikën e Niksonit dhe te Kisingerit duke ndarë Rusinë nga Kina, si dy kushërirat kryesor të tij dhe te pranojë të bëj një politikë duke qene se Rusia ka ambicie për të bashkëpunuar dhe ka një destinim të saj që nëse nuk pranon bashkëpunimin me Evropën, ajo nuk mund te behet kurrë një fuqi që duhet respektuar dhe të ketë një vend në arenën ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy